Që të instaloni Flatpak-un në Ubuntu 18.10 (Cosmic Cuttlefish), ose të mëvonshëm, hapni aplikacionin Terminal dhe ekzekutoni:
Shtojca “GNOME Software” bën të mundur të instalohen aplikacione pa u dashur rreshti i urdhrave. Për të instaluar, ekzekutoni:
Shënim: Ubuntu e jep “GNOME Software” si një Snap, në versione 20.04 deri në 23.04 dhe e zëvendësoi me App Center në 23.10 dhe më të ri—të cilët asnjëri s’mbulojnë instalim aplikacionesh Flatpak. Instalimi i shtojcës Flatpak do të instalojë edhe një versioni deb të “GNOME Software”, duke sjellë kështu pasjen e dy aplikacioneve “Software” të instaluar në të njëjtën kohë në 20.04 deri te23.04 dhe në një aplikacion të vetëm të ri “Software” në Ubuntu 23.10 dhe më të ri.
Flathub-i është vendi më i mirë për të marrë paketa Flatpak. Që ta aktivizoni, ekzekutoni:
Që të plotësoni ujdisjen, rinisni sistemin tuaj. Tanimë krejt çka ju duhet të bëni është të instaloni aplikacione!