Mbi Flathub-in: Shitorja e Aplikacioneve Për Linux
Flathub-i është vendi për të marrë dhe shpërndarë aplikacione për krejt dekstopët Linux. Bazohet në Flatpak, duke u lejuar aplikacioneve Flathub të xhirojnë pothuajse në çfarëdo shpërndarje Linux.
Përdoreni Flathub-in për të përfituar hyrje në një koleksion gjithnjë në rritje Flatpak-esh, duke ndjekur udhëzimet e ujdisjes.
Parashtrim aplikacionesh
Zhvilluesit e aplikacioneve mund të parashtrojnë aplikacionet e tyre për t’ia shpërndarë bazës së përdoruesve gjithnjë në rritje të Flathub-it, duke furnizuar kështu një kanal të vetëm për krejt ekosistemin desktop Linux.
Hëpërhë, aplikacionet duhet të jenë ose ligjërisht të rishpërndarshëm, ose të mund të kihen si një shkarkim prej palësh të treta. Por, nëse jeni një zhvillues aplikacionesh pronësorë dhe interesoheni të përdorni Flathub-in, do të donim të bisedonim me ju.
Aplikacione të verifikuar
Ç’do të thotë shenja nën emrin e një aplikacioni?
Disa aplikacione kanë një shenjë, te faqja e aplikacioneve, nën emrin e zhvilluesit. Kjo do të thotë se aplikacioni është publikuar në Flathub nga zhvilluesi i tij origjinal, ose nga një palë e tretë e miratuar nga zhvilluesi.
Disa aplikacione publikohen nga palë të treta që s’kanë lidhje me zhvilluesin origjinal. Kjo është e lejuar, por aplikacione të tilla s’mund të përfitojnë shenjën.
Në krah të shenjës gjendet një lidhje për te sajti i zhvilluesit, ose profili i tyre në një sajt strehimi kodi burim. Flathub-i ka verifikuar identitetin e zhvilluesit duke përdorur atë lidhje.
Po publikoj një aplikacion në Flathub. Si ta bëj të verifikuar?
Së pari, bëni hyrjen në llogarinë tuaj në Flathub. Gjeni te fundfaqja ndarjen “Portal Zhvilluesish”. Klikoni mbi aplikacionin që dëshironi të verifikohet, mandej gjeni pjesën “Verifikim”. Udhëzimet do t’ju udhëheqin përmes procesit të verifikimit.
Lidhuni
Për Shtypin
Jemi përherë të gatshëm t’u përgjigjemi pyetjeve nga gazetarë dhe shkrues teknikë dhe të planifikojmë intervista me ta
Njoftim problemesh
I marrim shumë seriozisht raportimet rreth sigurisë dhe çështjet ligjore
Zhvillues & Përdorues
Lidhuni me ekipin dhe anëtarë të tjerë të bashkësisë, për të bërë pyetje dhe ndarë me të tjerët përvojën tuaj
Falënderime
Flathub-i s’do të ishte i mundshëm pa përkrahjen bujare të enteve dhe individëve vijues.