Flatpak-u instalohet si parazgjedhje në Rocky Linux 8 dhe më të ri, kur instalohet me një përzgjedhje software-i që përfshin GNOME (Server me GUI, Workstation). Nëse përdorni një sistem të tillë, mund ta anashkaloni këtë hap. Që të instaloni Flatpak-un në Rocky Linux, ekzekutoni në një terminal sa vijon:
sudo dnf install flatpakFlathub-i është vendi më i mirë për të marrë aplikacione Flatpak. Që ta aktivizoni, shkarkoni dhe instaloni kartelën e depos Flathub, ose ekzekutoni në një terminal sa vijon:
flatpak remote-add --if-not-exists flathub https://dl.flathub.org/repo/flathub.flatpakrepoQë të plotësoni ujdisjen, rinisni sistemin tuaj. Tanimë krejt çka ju duhet të bëni, është të instaloni aplikacione!