Që të instaloni Flatpak-un, vini për mundësinë NixOS services.flatpak.enable si true, duke vënë sa vijon te /etc/nixos/configuration.nix juaj:
services.flatpak.enable = true;Mandej, ribëni montimin dhe kaloni te një formësim i ri me:
sudo nixos-rebuild switchPër më tepër hollësi, shihni dokumentimin e NixOS-it.
Flathub-i është vendi më i mirë për të marrë paketa Flatpak. Që ta aktivizoni, ekzekutoni:
flatpak remote-add --if-not-exists flathub https://dl.flathub.org/repo/flathub.flatpakrepoQë të plotësoni ujdisjen, rinisni sistemin tuaj. Tanimë krejt çka ju duhet të bëni, është të instaloni aplikacione!