Flatpak-u instalohet si parazgjedhje në Manjaro 20, ose më sipër.
Që të aktivizoni mbulim për të, kaloni te Software Manager (Add/Remove Programs)
Klikoni mbi menunë me tre vija [ose pika, varet nga Mjedisi Desktop] në të djathtë, te menuja hapmbyll përzgjidhni “Preferences
Kaloni te skeda “Flatpak” dhe kalojeni shenjën për “Enable Flatpak support” (është gjithashtu e mundshme të aktivizohet kontrollim për përditësime, çka rekomandohet).
Që të plotësoni ujdisjen, rinisni sistemin tuaj. Tanimë krejt çka ju duhet të bëni është të instaloni aplikacione!