MX Linux
Aktivizoni Flatpak-un që nga Përgjegjësi i Software-it
Në MX 18 dhe të mëvonshëm, Flatpak-u mbulohet së brendshmi. Lypset vetëm të aktivizohet depoja Flathub duke ndjekur këto udhëzime:
Hapni Instaluesin e Paketave OMX (hapni menunë dhe shihni te Mjete MX), përzgjidhni skedën “Flatpaks”, që të aktivizohet depoja do t’ju duhet të jepni fjalëkalimin e përdoruesit rrënjë.
Rinise
Që të plotësoni ujdisjen, rinisni sistemin tuaj. Tanimë krejt çka ju duhet të bëni, është të instaloni aplikacione!