Mousepad-i synon të jetë një përpunuesi i lehtë për t’u përdorur dhe i shpejtë. Objektivi ynë është një përpunues për përpunim të shpejtë kartelash tekst, jo një mjedis zhvillimi apo një përpunues me një thes të stërmadh me shtojca.
Nga ana tjetër, përpiqemi të përdorim veçoritë më të reja GTK, që do të thotë se, kur GTK-ja shton diçka të re në një hedhje të rëndësishme në qarkullim, e cila është e dobishme për përpunuesin, ka shumë gjasa të përditësojmë varësinë përkatëse GTK dhe ta integrojmë këtë veçori të re në Mousepad.